Ylli Zalla telefonon policinë: S’kam besim te ju, zbardhni vrasjen e Rinasit që të dorëzohem

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2026, 15:58

Pas një dëshmie ekskluzive për redaksinë e JOQ Albania, Ylli Zalla hodhi poshtë akuzat e përfshirjes në atentatin e Rinasit, ngjarje ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiliano Shullazit, Gilmndo Dani dhe agjenti i AMP, Muçi Shaljani, i njohur si Mustafa Sheqeri, i cili e shoqëronte atë në momentin e ngjarjes.

Një video tjetër e siguruar nga Zalla tregon momentin kur ai telefonon një zyrtar të policisë, duke i kërkuar zbardhjen e atentatit në këmbim të dorëzimit pranë strukturave. Në bisedë, Zalla dëgjohet të thotë se po akuzohet padrejtësisht dhe se forca të shumta të policisë i kanë bastisur shtëpinë, duke i hequr besimin ndaj institucionit të shtetit.

Operacionet për kapjen e tij kanë vijuar edhe në ditët e fundit në zonën e Fushë-Krujës, por Zalla ka arritur t’i shmanget policisë. Ai këmbëngul se nuk do të dorëzohet pa provuar pafajësinë e tij dhe u bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të gjejnë autorët e vërtetë.

Sipas Zallës, policia po tenton t’i faturojë atij përgjegjësinë për ngjarjen duke hequr vëmendjen nga atentatorët e vërtetë, ndërsa operacionet e përsëritura dhe zbulimet e njëpasnjëshme të municioneve janë të pabazuara dhe të panevojshme.

Kujtojmë se Gilmando Dani u ekzekutua më 11 nëntor të vitit 2025 në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit, një zonë e monitoruar nga foca të shumëta policie në çdo orë të ditës. Për çudi ditën e atentatit asnjë efektiv policie nuk ndodhej aty, Dani u ekzekutua me një breshëri kallashnikovi nga tre qitësa ku qarkullojnë fajlë se mund të kenë qenë komando. Ai sapo ishte kthyer nga Spanja ku kishte udhëtuar bashkë me mikun e tij Mustafa Sheqeri i cili mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën pak ditë më vonë në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit