Kepi i Rodonit kthehet në vendgrumbullim plehrash

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2026, 15:28

Pak ditë para hapjes së sezonit turistik, Kepi i Rrodonit po përballet me një situatë shqetësuese. Plastika, qeset dhe mbeturina të tjera janë përhapur në plazh, duke e kthyer këtë perlë të bregdetit në një vendgrumbullim plehrash.

Qytetarët e zonës, pak a shumë të shqetësuar dhe të irrituar, denoncojnë mungesën e ndërhyrjes nga Bashkia dhe kërkojnë me urgjencë pastrimin e zonës. Ata theksojnë se edhe vizitorët e hershëm po hasin në mbeturina, një pamje që ka shkatërruar peisazhin e zonës.

Megjithatë, deri më tani, autoritetet lokale nuk kanë dhënë asnjë reagim. Banorët dhe turistët e hershëm bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme, duke paralajmëruar se vonesat mund të ndikojnë negativisht në reputacionin turistik të Kepit të Rrodonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit