Tragjedi në Gjermani: Një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar vdesin në një aksident

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2026, 15:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën.

Lidhur me vdekjen e tyre kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa kombësinë e viktimave e kanë bërë të ditur burime të afërta me familjen.

Bazuar në këto burime, nëna dhe djali i saj ishin nga Gjakova.

Ndërsa sipas raportimeve të mediave gjermane, ata u goditën nga një kamion në trotuar, teksa 29-vjeçarja po e çonte të birin në kopsht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit