Ndryshimi i orës për kalimin në orën verore po afron, pasi këtë të diel, më 29 mars, në orën 03:00 akrepat do të shkojnë një orë përpara, duke shënuar 04:00. Kjo do të thotë më pak gjumë për një natë, por më shumë dritë natyrale gjatë ditës për javët në vijim.
Ky rregull zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimi Europian, sipas një sistemi të unifikuar për orën verore dhe dimërore. Ora verore do të zgjasë deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen sërish pas për rikthimin në orën dimërore.
Ndryshimi i orës synon kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të dritës natyrale gjatë muajve të ngrohtë. Pajisjet elektronike si telefonat dhe kompjuterët do ta bëjnë këtë ndryshim automatikisht, ndërsa përdoruesit e orëve analoge duhet ta rregullojnë manualisht. Ekspertët këshillojnë kujdes me rutinën e gjumit në ditët e para pas këtij ndryshimi.