Shqiptarja në Itali tenton të vrasë vjehrrën duke i dhënë helm minjsh!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.03.2026, 14:18

Një 48-vjeçare shqiptare, residente në Savona, është vënë nën hetim për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se ka helmuar në mënyrë të përsëritur vjehrrën e saj 73-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara. Sipas hetimeve paraprake, gruaja dyshohet se ka përdorur helm për minj duke e përzier me ushqimin e të moshuarës.

Sipas mediave italiane, viktima është shtruar disa herë në spital, ku analizat mjekësore kanë zbuluar nivele të larta të substancave toksike në gjak, duke çuar në dyshimet për helmim të qëllimshëm. Rasti është zbuluar pas hetimeve të thelluara mjekësore dhe ndërhyrjes së autoriteteve.

Gjykata në Savona ka vendosur masë sigurie ndaj 48-vjeçares, duke e lënë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik dhe duke e detyruar të largohet nga banesa, si dhe duke i ndaluar afrimin me vjehrrën. Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria e Savonës, vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit