Është publikuar video e cila është bërë shkak për arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë ditën e djeshme në Beograd, Serbi.
Në video mund të shihni se si shqiptarët këndojnë plot krenari këngën e Komandantit, një këngë patriotike shqiptare, ndërkohë që kanë veshur fanella me simbole kuqezi.
Por kjo video, ku ata edhe thonë kore ndaj Serbisë është bërë shkak për arrestimin e tyre pasi akuzohen për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare Beograd.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. në pranga janë vënë A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978) dhe A. C. (2005), të gjithë shtetas të Shqipërisë.
Autoritetet dyshojnë se A. S., përmes një llogarie në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video ku ai, së bashku me personat e tjerë të dyshuar, shfaqen duke udhëtuar me makinë në autostradë nëpër Serbi. Në video, sipas pretendimeve, ata shfaqin simbole të “Shqipërisë së Madhe” dhe përcjellin mesazhe fyese ndaj Republikës së Serbisë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe pritet të dërgohen, së bashku me kallëzimin penal, në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.