Vëllai i të ndjerës: Shefitin ta groposin në kanal, ishte agresiv

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.03.2026, 13:59

Ermal Azizaj, vëllai i Dashuri Rrapajt, ka folur për marrëdhënien familjare dhe gjendjen e autorit të dyshuar të ngjarjes tragjike në Kuman të Roskovecit. Ai ka hedhur dritë mbi sjelljen e Shefit Rrapajt, duke treguar se prej kohësh kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe probleme në komunikim me familjarët.

Sipas tij, rreth 20 vite më parë Shefit Rrapaj kishte tentuar t’i jepte fund jetës, ndërsa pavarësisht këtyre sinjaleve, familjarët nuk e kishin menduar se situata mund të përfundonte në një ngjarje kaq të rëndë. Ai shton se marrëdhënia e tij me të afërmit ishte e ftohtë dhe pothuajse pa komunikim, duke krijuar një distancë të madhe brenda familjes.

Ndërkohë, familjarët bëjnë me dije se deri tani askush nga të afërmit nuk është paraqitur për të tërhequr trupin e tij, i cili vijon të mbahet në morg. Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin lokal, duke rikthyer vëmendjen te çështjet e shëndetit mendor dhe marrëdhëniet familjare të tensionuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit