Me shpejtësi skëterrë nuk iu bindën patrullës së policisë, arrestohet dy shqiptarët në Itali

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.03.2026, 12:34

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga Policia italiane pasi u kapën duke udhëtuar me shpejtësi të lartë në autostradën në Rimini dhe nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar. Sipas mediave italiane, patrullat u vunë në ndjekje të tyre pasi ata injoruan postbllokun e policisë dhe vijuan lëvizjen në drejtim të Bolonjës.

Gjatë seancës në gjykatë, të dy të ndaluarit kanë deklaruar se “nuk e vunë re ndalimin e policisë”, ndërsa autoritetet raportojnë se automjeti i tyre ka lëvizur me mbi 200 km/h në autostradën A14. Ndjekja përfshiu disa patrulla nga Forlì dhe Bolonja, të cilat, me sirena dhe drita pulsuese, arritën t’i ndalonin pas një operacioni të koordinuar për bllokimin e rrugës.

Hetimet tregojnë se shoferi kishte rezultuar pozitiv në testin e alkoolit në nivele të ulëta, ndërsa në automjet nuk u gjetën sende të paligjshme. Dy shqiptarët u arrestuan për mosbindje ndaj urdhrit të ndalimit dhe rezistencë ndaj punonjësve të policisë, ndërsa gjykata vendosi arrest shtëpie për shoferin dhe detyrim paraqitjeje për pasagjerin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit