Ra nga shkëmbi teksa priste dru, ndërron jetë 65-vjeçari në Mat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.03.2026, 11:29

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dom, rrethi Mat, qarku Dibër. Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një zonë shkëmbore. Viktima, Ibrahim Dema është gjetur pa shenja jete pranë xhamisë së fshatit, sipas informacioneve paraprake.

Policia bën me dije se i moshuari dyshohet se ka rrëshqitur teksa po priste dru zjarri në një terren malor. Rasti është raportuar rreth orës 09:40, ndërsa viktima rezulton banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet po mbledhin dëshmi dhe prova për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident të pastër apo nëse ka faktorë të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit