Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.03.2026, 11:03
Një 38-vjeçar shqiptar, Ilir Dodaj, është dënuar me katër vite burg nga drejtësia në Francë për 72 grabitje dhe tentativa grabitjeje të kryera mes viteve 2019 dhe 2024. Sipas mediave franceze, ai ishte kthyer në një nga personat më problematikë në disa zona të vendit, duke realizuar vjedhje të shumta dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Prokurorët e kanë cilësuar Dodajn si një “hajdut profesionist”, duke theksuar se aktiviteti i tij kriminal ishte i organizuar dhe i shtrirë në disa rajone. Ai u arrestua më 24 dhjetor 2024 në Belgjikë, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Tiranë, pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet franceze.
Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi dënimin me 4 vite burg, duke e konsideruar të rëndë numrin e madh të veprave penale dhe përsëritjen e tyre në kohë dhe hapësirë. Rasti konsiderohet pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve në Francë për të luftuar vjedhjet dhe krimin e organizuar.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR