Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.03.2026, 09:26
Detaje të reja janë zbardhur për krimin e rëndë në familje në fshatin Kuman, ku një 75-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten. Sipas të dhënave paraprake, Shefit Rrapaj ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 73 vjeçe, duke i shkaktuar vdekjen, e më pas ka kryer vetëvrasje në të njëjtën banesë.
Djali i çiftit ka dëshmuar në polici se në momentin e ngjarjes ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i verifikuar edhe nga kamerat e sigurisë. Ai ka treguar se i ati kishte natyrë konfliktuale dhe se përplasja e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një çështje banale në oborr, konflikt që kishte përfunduar edhe në komisariat.
Sipas hetimeve, arma e përdorur dyshohet të jetë e vjetër dhe e fshehur prej vitesh, ndoshta që nga trazirat e vitit 1997. Ajo ishte e mbuluar me dhe rezulton të jetë shkrepur dy herë: një plumb i mori jetën gruas, ndërsa tjetri i shkaktoi vdekjen vetë autorit. Djali i çiftit i gjeti trupat e pajetë dhe njoftoi fillimisht një kushëri e më pas policinë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR