Nafta në rritje, shporta ushqimore edhe më e shtrenjtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.03.2026, 22:28

Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në shtrenjtimin e mallrave të tjera.

Konsumatorët shqiptarë shprehen se më së shumti ndjejnë rritjen e çmimeve te perimet, veçanërisht ato të importuara.

Shtrenjtimi i frutave dhe perimeve reflektohet edhe në “Portalin e Fermerit”, i cili publikon çdo ditë çmimet në tregjet e gjithë vendit. Sipas të dhënave të javës së fundit, pothuajse të gjitha produktet kanë pësuar rritje, me diferenca që shkojnë nga 20 deri në 30 lekë.

“Çmimet janë rritur, domatet, kastravecat, çdo gjë,” shprehet një qytetare.

Konsumatorët theksojnë se këto ndryshime ndihen drejtpërdrejt në buxhetin e tyre, ndërsa për disa produkte rritja është edhe më e theksuar.

Edhe tregtarët, ndonëse jo publikisht, e pranojnë këtë situatë. Ata shpjegojnë se produktet e importit janë shtrenjtuar për shkak se prodhimet vendase ende nuk kanë dalë në treg.

Ndërkohë, ulje çmimesh vihet re vetëm te disa produkte të serrave, si sallata jeshile, qepa dhe preshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit