Nëse jeni duke përjetuar fundin e një lidhje, për të rimarrë veten duhet të lexoni me patjetër këta 7 libra, të cilët janë përkthyer në shqip dhe mund t'i gjeni në librari të ndryshme. 1. "Thuamë se më dashuron" shkruar nga Erih Maria Remark. Libri përmban gjithë letrat që shkrimtari i brezit të humbur ka shkruar për Marlen Dietrich. Letrat do ju bëjnë të kuptoni se ai që keni patur nuk ju ka merituar dhe do kërkoni dikë që t'ju shkruaj ashtu siç Remarku i shkruante Marlenit. 2. “Historia e Monikës” shkruar nga Andrew Morton. E njihni Monika Levinskin (Monica Lewinsky)? Në verën e vitit 1995, një vajzë e re, 21 vjeçe, shkoi të punonte si praktikante pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë. Atë që ndodhi, pothuajse e dinë të gjithë. Ndërsa priste të përballej me gjykimin final, mediat kryen një studim të vërtetë mbi Monikën, në një kohë që situata e saj e ndalonte që t’i tregonte botës atë që kishte ndodhur vërtet.
3.“Familje rastësore” shkruar nga Adrian Nicole LeBlanc. Autorja, një gazetare, mbledh aspektet edhe më minimale nga jeta e dy vajzave adoleshente portorikane që rriten në një lagje të varfër, ku janë shumë fëmijë të rinj, të cilët përfundojnë në burg si përdorues heroine.
4.“Pozicioni” shkruar nga Meg Wolitzer. Romanca trajton portretin e një familjeje periferike, të dy prindërit kanë botuar një libër, “Joy of sex”, me fotot e tyre si modele për pozicionet seksuale. Një histori dashurie që nisi që në adoleshencë dhe përfundoi pas 20 vitesh, por të dy personazhet ia dolën ta gjenin dashurinë sërish.
5.“Si e gjete ti këtë numër” shkruar nga Sloane Crosley. Autorja mund të kthehet në miken tuaj më inteligjente, e cila ju rrëfen të gjitha kënaqësitë dhe të metat e të qenët një grua e re dhe ambicioze në një korporatë të madhe. Në mesin e disavantazheve, rrëfehet historia me të fejuarin, i cili e tradhton. 6. “Winesburg, Ohio” shkruar nga Sherwood Anderson. Historitë ndodhin në të njëjtin vend, në një qytet të vogël provincial, me banorë të vetmuar dhe të shtypur seksualisht. Një pamje e zymtë, me personazhe femra komplekse dhe në të njëjtën kohë humane. 7. "Identiteti" shkruar Milan Kundera. Ata të dy takohen pas 20 vitesh dhe nuk arrijnë ta njohin njeri- tjetrin. Nuk kishte mbetur më as grimca më e vogël e ndjenjave. Edhe për ju kështu do jetë pas ndarjes ai\ajo do të jetë njeriu më i huaj në botë.