Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.03.2026, 15:31
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman të Roskovecit në Fieri, ku një burrë 75-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten.
Mësohet se autori i ngjarjes, Shefit Rrapaj 75 vjeç ka qëlluar me një pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapajn 73-vjeçe para se t’i jepte fund jetës.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
*Në foto Shefit Rrapaj vitet e fundit dhe Shefiti Rrapaj me gruan e tij Dashuri Rrapaj në moshë më të re.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR