Bashkia Divjakë kryen “punime” me kokën e tyre, nevojat e banorëve lihen në harresë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.03.2026, 15:13

Një qytetar nga fshati Grabian, në bashkinë Divjakë, ka denoncuar një problem me të cilën përballen banorët me një segment të rrugës që po ndërtohet aktualisht në zonë.

Sipas denoncimit, në një pjesë të rrugës është krijuar një pengesë në formën e një muri me dhè, e cila vështirëson dhe në disa raste pamundëson kalimin e mjeteve, si atyre të vogla ashtu edhe atyre më të mëdha.

Qytetari shprehet se kjo situatë po krijon vështirësi në qarkullimin e përditshëm të banorëve.

Ai shton se problematika është adresuar më herët pranë bashkisë Divjakë, por sipas tij, nuk është marrë ende një zgjidhje konkrete për rregullimin e këtij segmenti rruge.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përkatëse që të sigurohet kalueshmëria normale dhe përfundimi i punimeve në mënyrë funksionale për komunitetin.

Denoncimi i qytetarit:

Mgjesi joq kishim nje problem ne fshatin grabian te bashkis divjak me rrugen rrugen qe po behet ne kte momen problemi qe un po ngre qendron ne je pies te rruges esht nje gushtic cepi qe nuk lejon hyrjen e mnjeteve te mellaja e te vogla ne rrug e kemi ngritur tek prblm ne bashki edhe nuk na japin zgjidhje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit