Poloni – Shqipëri: udhëzime për tifozët kuqezi që udhëtojnë drejt Varshavës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.03.2026, 14:55

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për disa udhëzime të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri, më 26 mars, në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë, ora 20:45.

Hyrja dhe siguria në stadium Dyert e stadiumit hapen në 18:45. Tifozët shqiptarë do të hyjnë në Gate 10 në anën verilindore, ndërsa personat me aftësi të kufizuara do të përdorin Gate 1. Çdo tifoz duhet të ketë biletë dhe dokument identifikimi. Telefoni duhet të jetë i karikuar për hyrjen me biletë elektronike.

Transporti dhe parkimi Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit. Rekomandohet përdorimi i transportit publik (metro, tramvaj, autobus ose tren urban). Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë falas transporti publik gjatë gjithë ditës. Për ata që udhëtojnë me makinë ose autobus ka një zonë parkimi të dedikuar në rrugën Sokola, me hyrje nga Wybrzeże Szczecińskie dhe Zamoście.

Rregullat në stadium Kontroll i rreptë i tifozëve dhe sendeve personale do të bëhet nga policia dhe stafi i sigurisë. Ndalohet hyrja me fishekzjarre, flakadanë, alkool, drogë, dronë, topa, pajisje zhurmuese dhe objekte të mëdha. Tifozët duhet të ulen në vendin e biletës dhe të ndjekin udhëzimet e stafit.

Ushqim dhe pije Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime dhe pije joalkoolike, me pagesë me karta VISA ose MasterCard. Konsumi për tifozët e skuadrës mike bëhet vetëm në korridore, jo në tribunë.

Kujdes në qytet dhe rregullat ligjore Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe, të shmangin zonat e izoluara dhe të mos përdorin simbole kombëtare jashtë stadiumit për arsye sigurie. Konsumi i alkoolit në vende publike dhe përdorimi i mjeteve piroteknike janë të ndaluara, ndërsa materialet që nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare dënohen deri në 3 vjet burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit