Gjermanët zgjedhin për kryebashkiak një homoseksual

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.03.2026, 12:44

Në zgjedhjet bashkiake në Munich, kandidati 34-vjeçar i Partisë së Gjelbër, Dominik Krause, doli fitues duke siguruar 56.4% të votave në raundin e dytë. Ai do të pasojë socialdemokratin Dieter Reiter, i cili ka drejtuar qytetin gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit.

Dominik Krause është fizikan me profesion dhe njëkohësisht një burrë që ka pranuar haptazi se është homoseksual. Ai është i fejuar me partnerin e tij dhe po përgatiten të lidhen në martesë. Gjatë 12 viteve të fundit, ai ka shërbyer si anëtar i Këshillit Bashkiak të Mynihut.

Rezultatet e zgjedhjeve për këshillin bashkiak nuk treguan një prirje të qartë politike në Bavari. Edhe pse Partia e Gjelbër doli e para me 26.5% të votave, ajo humbi një pjesë të mbështetjes krahasuar me vitet e mëparshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit