Trafikantët shqiptarë po i shmangen deportimit nga Britania përmes taktikës së skllavërisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.03.2026, 11:10

Disa shtetas shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqen të shmangin deportimin duke pretenduar se janë viktima të skllavërisë moderne. Ata deklarojnë se janë detyruar nga banda kriminale të kryejnë aktivitete të paligjshme dhe se kanë frikë të kthehen në Shqipëri. Këto pretendime po përdoren gjithnjë e më shpesh në gjykatat e emigracionit për të bllokuar kthimin e tyre.

Në dy raste të fundit, gjykatat më të larta në Britani vendosën që çështjet të rishqyrtohen për shkak të gabimeve në vendimet e mëparshme, duke u dhënë mundësi dy personave të qëndrojnë përkohësisht në vend. Në një rast, një 30-vjeçar shqiptar pretendoi se ishte detyruar të punonte në një fermë kanabisi pasi ishte trafikuar nga një bandë, ndërsa në një tjetër rast, një shtetas që kishte hyrë si i mitur dhe ishte dënuar për drogë kërkoi të mos deportohej me argumentin se rrezikon të rikthehet në rrjetet kriminale nëse kthehet në Shqipëri.

Ministrja britanike e Drejtësisë, Shabana Mahmood, ka paralajmëruar masa më të ashpra për të përshpejtuar deportimin e kriminelëve të huaj dhe azilkërkuesve të refuzuar, përpara se ata të apelojnë duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut. Sipas të dhënave, shqiptarët janë ndër kombësitë që më shpesh pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, me rreth 2 mijë raste vetëm gjatë vitit të kaluar, ndërsa autoritetet britanike po kërkojnë të frenojnë abuzimin me këto pretendime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit