Fjolla Morina rrëfen për kohën në burg: Ishte eksperiencë e keqe, depresion i thellë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2026, 10:23

Fjolla Morina do të rikthehet në një intervistë me Meriton Mjekiqin, ku do t’i thotë të gjitha.

Ajo do të rrëfejë historinë e saj, jetën në burg si dhe për momentet kur u përball me depresionin.

Veç tjerash ka folur edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova 4.

“Unë e kam pasur një fazë që e kam kaluar në një mënyrë më të rëndë, me disa gjëra jo të mira, ishte një depresion shumë i thellë”, u shpreh ajo.

“Kurrë nuk kam dashur të bëj skandale. Është një eksperiencë e keqe e imja të cilën unë e kam tejkaluar shumë rëndë”, theksoi mes tjerash.

Kjo ndodhi para disa viteve, në kohën kur edhe u martua me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Sylën.

Sidoqoftë, artistja e ka shfaqur gjendjen e saj shpesh edhe në rrjete sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit