Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2026, 09:20

Familja Brahimi nga Obiliqi ka njoftuar se sot do të varroset më i dashuri i tyre, Ilazi, i cili u vra të dielën në Majac të Podujevës.

Në postimin e një familjari thuhet se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit.

Ceremonia mortore do të nis nga ora 12:30.

Ndryshe, viktima u vra nga e dashura e tij, Ardita Gashi, e cila të dielën mbrëma e qëlloi edhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçare, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit