Aksident në Lezhë-Shkodër, përplasen dy automjete

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.03.2026, 09:35

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë zonës së Balldrenit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja për jetën apo shëndetin e personave të përfshirë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin pa lëndime nga përplasja, ndërsa automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Trafiku në këtë segment është ngadalësuar përkohësisht për shkak të aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit