Të shtëna me armë zjarri në Breg të Diellit plagoset një inspektor i IPK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.03.2026, 21:47

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje mes inspektorit të IPK-së dhe një personi tjetër, lidhur me vendosjen e kamerave në një lokal afarist. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, situata ka eskaluar në mënyrë të shpejtë.

Në momentin kur inspektori ka tentuar të çojë dorën drejt çantes, ku dyshohet se ndodhej arma e tij zyrtare, është përballur me të shtëna me armë zjarri nga i dyshuari.

Si pasojë, inspektori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për arrestime. Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit