Ndërkohë që sistemi shëndetësor lëngon nga mungesa e investimeve bazë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e drejtoreshës Linda bukuroshja, duket se është kthyer në një "bankomat" privat për deputetët që hanë nga Buxheti i Shtetit.
Për llogari të Spitalit Rajonal Shkodër, drejtori Senad Hallunaj duket se ka hapur "portën" për paratë publike drejt xhepave të oligarkëve të rinj e të vjetër me seksere Linda bukuroshen.
Flamur i Kuq në këtë tender me arsye "Skualifikimi i të gjithë operatorëve përveç fituesit dhe "Skualifikimi i ofertave me vlerë më të ulët".
Kjo tregon se nuk ka pasur asnjë garë reale, por një procedurë të qepur sipas masës së Vasil Llajos. Arlinda Pogaj, në krye të OBP, duket se ka firmosur me sy mbyllur (ose shumë të hapur ndaj interesit) një tender që dëmton direkt buxhetin e shtetit dhe i shërben vetëm pasurimit të një deputeti.
Tenderi zyrtar zbulon një skemë klasike të manipulimit të garës me objekt: "Blerje materiale ortopedike dhe traumatologjike". Pavarësisht se në garë kanë marrë pjesë 4 kompani, rezultati ka qenë i paracaktuar. Me një lëvizje brutale administrative, janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë, duke lënë si fitues të vetëm kompaninë "LAYO" SHPK.
Ky "pastrim" i garës nuk ka kursyer as emrat e njohur oligarkikë në këtë fushë si Vilma Nushi me TRIMED, duke treguar se brenda llojit, hierarkia e oligarkëve po ndryshon sipas interesave të drejtorëve shtetërorë, duke bërë primarë deputetët që çon automatikisht në lënie mandati e hetim nga SPAK.
Duket se bukuroshja e OBP i është futur punës me kokë të bëjë oligark shëndetësie me paratë publike deputetin e PS Vasil Llajon.
Mbi 700 Milionë Lekë pa TVSH për "SWISSMED" e Vasil Llajos i janë dhënë pak ditë më parë Llajos dhuratë nga Pogaj. Bëhet fjalë për tenderin me objekt blerjen e kiteve dhe reagentëve për analizat e gjakut për llogari të QSUNT "Nënë Tereza" të Anxhela Paparizos.
Edhe pse në garë ishin 5 operatorë ekonomikë, fitues është shpallur "SWISSMED" SHPK, kompania e deputetin e Partisë Socialiste, Vasil Llajo.
Interesant është fakti se pak ditë pasi ka marrë mandatin, Vasil Llajo ia ka kaluar kompaninë të kamufluar në emër një gruaje të quajtur Argita Bojaxhiu. Por jo vetëm SWISSMED por edhe kompaninë tjetër LAYO shpk, të emëruar pas mbiemrit të vetë deputetit.
Pra 700 MLN pak ditë më parë (02.03) + 350 MLN së fundmi (17.03), brenda 15 ditësh bukuroshja i ka dhënë Llajos mbi 1 Miliard Lekë në shkelje të ligjit.
