Lindita Nikolla milionere pasi u largua si Kryetare Kuvendi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.03.2026, 13:10

Lindita Nikolla ka pësuar një rritje të menjëhershme të aseteve të saj, duke u klasifikuar si "milionere" në kuptimin e pasurive të paluajtshme dhe kapitaleve të deklaruara pasi u largua nga posti i Kryetares së Kuvendit.

Shkrimi investigativ vë në dukje se në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pas largimit nga detyra, Nikolla ka paraqitur një listë të re pronash të përfituara, kryesisht përmes trashëgimisë dhe kontratave të reja të regjistruara.

Bëhet fjalë për një pasuri që përfshin dy apartamente banimi (njëri me sipërfaqe 104.36 m2 dhe tjetri 77.70 m2), dy njësi tregtare ose dyqane (me sipërfaqe 133.26 m2 dhe 34.14 m2), si dhe dy garazhe private. Këto pasuri figurojnë në emër të saj dhe të bashkëshortit, Ligor Nikolla, me pjesë takuese 50% secili.

E dysjimtë është koha e këtij "vërshimi" pasurish, duke e lidhur me momentin kur ajo la postin e dytë më të rëndësishëm në shtet. Ndonëse arsyeja zyrtare e largimit ishte shëndetësore, regjistrimi i këtyre pronave ka përkuar me fundin e mandatit të saj.

Më parë opozita ka deklaruar se familja Nikolla kishte në zotërim një vilë luksoze në kompleksin "Rolling Hills" në Lundër, me vlerë mbi 1 milion euro, akuzë që zonja Nikolla e ka mohuar publikisht duke e quajtur shpifje.

Përveç pronave të mësipërme, raportimi ndalet edhe te llogaritë bankare dhe të ardhurat nga pagat e larta që ajo ka gëzuar përgjatë viteve në kabinetin qeveritar dhe në krye të legjislativit, të cilat kanë shërbyer si bazë për rritjen e kapitalit të saj financiar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit