Babaramo: Karlo Bollino më pushoi nga puna! “S’të lejoj të shash qeverinë”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.03.2026, 12:39

Një njoftim i papritur ka tronditur gazetarin e njohur Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”. Ky i fundit është njoftuar nga shefi i tij për ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me televizionin Report TV.

Vendimi, i cili ka ardhur direkt nga shefi i Babaramos Carlo Bollino, duket se ka pasur si pikënisje qëndrimet editoriale të gazetarit në raport me pushtetin ekzekutiv.

Sipas dëshmisë së vetë Babaramos, komunikimi i shkarkimit nuk ka ndjekur rrugët zyrtare administrative, por është bërë përmes një telefonate në orët e vona të natës. Gazetari rrëfen se arsyeja kryesore e artikuluar nga pronari i medias ishte linja kritike e emisionit ndaj qeverisë.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes, pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna. ‘Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë’,-kjo ishte fjalia që përsëriste pa pushim,” deklaron Babaramo mbi bisedën me Bollinon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit