U vetëplagos pasi vrau të dashurin dhe nusen e xhaxhait, humb jetën Ardita Gashi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.03.2026, 12:32

Ardita Gashi, 31-vjeçarja e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka ndërruar jetë në QKUK, pas vetplagosjes që kreu mbrëmë. Vdekja e saj shënon një fund tragjik të një ngjarjeje që tronditi komunitetin.

Ngjarja ndodhi të dielën, kur Ardita dyshohet se e ftoi në banesë dhe më pas vrau të dashurin e saj, 45-vjeçarin nga Obiliqi, pas përkeqësimit të marrëdhënies së tyre që po shkonte drejt ndarjes. Më pas, në vendngjarje mbërriti edhe një familjare e saj, Miradije Gashi, e cila u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

Pas të shtënave, Ardita u dërgua për trajtim mjekësor, por gjendja e saj ishte kritike dhe mëngjesin e sotëm konfirmohet vdekja e saj. Me urdhër të Prokurorisë, rasti është riklasifikuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit