“Sekuestrohet” raftingu i Zamos në Vjosë, shqiptarët: Merr 30€/personi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.03.2026, 11:49

Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar dhe përfshirja e tij në mbrojtjen e UNESCO-s, ndonëse hapa historikë për ekosistemin shqiptar, kanë sjellë me vete një valë tensionesh që po kulmojnë në komisariatet e policisë dhe në rrugët e Përmetit.

Në qendër të debatit është Plani i Masave që kufizon sportin e rafting vetëm në periudhën 1 maj-31 shtator, një vendim që operatorët turistikë e cilësojnë si "shkatërrues" për ekonominë lokale.

Autoritetet dhe Drejtoria e posaçme e Parku Kombëtar insistojnë se kufizimi është i domosdoshëm për të mbrojtur floren dhe faunën, specifikisht zogjtë shtegtarë që folezojnë buzë luginës. Sipas rregullores, çdo aktivitet jashtë këtij afati konsiderohet shkelje ligjore dhe ndëshkohet me masa administrative e deri në shoqërime, siç ka ndodhur së fundmi me disa operatorë që kanë sfiduar ndalimin.

Kritikët e shkeljeve theksojnë se ligji duhet zbatuar njëlloj si në zonat bregdetare, ku sezoni është i kufizuar, duke bërë thirrje që bizneset të mos tentojnë të mbulojnë humbjet e pjesës tjetër të vitit me "çmime të kripura".

Shteti ka sekuestruar dje varkat për rafting të Zamo Spatharit i cili ka eliminuar të gjithë operatorët e tjerë duke e lthyer shërbimin në monopol, rast i denoncuar në media ndër vite. Por këtë radhë duket se kanë qenë vetë ata që e kanë denoncuar Spatharin për rafting në Vjosë në një sezon të ndaluar me ligj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit