Aksidenti me 3 viktima në Vlorë, “Ford”-i i pozicionuar gabim u përplas nga “Benz”-i me 120 km/h

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.03.2026, 11:39

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Drashovicë, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë”, duke lënë pas tre viktima. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa personat e përfshirë mbetën të bllokuar brenda mjeteve të shkatërruara.

Sipas burimeve, dyshohet se një automjet tip “Ford” po lëvizte në mes të rrugës dhe me shpejtësi, ndërsa një mjet tjetër tip “Benz” po udhëtonte me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h. Kombinimi i këtyre faktorëve dyshohet të ketë qenë vendimtar në shkaktimin e aksidentit fatal.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën drejtuesit Adi Alushaj (30 vjeç) dhe Esat Brahimaj (40 vjeç), ndërsa pasagjeri Andrea Begaj (40 vjeç) ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit