“Baba” Berisha shëroi me prekje koke protestuesit e lënduar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.03.2026, 11:15

Mbrëmja e 22 marsit 2026 u mbyll me tensione të larta dhe të lënduar, pas një proteste maratonë prej rreth tre orësh të opozitës në rrugët e kryeqytetit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zhvendos pas tubimit drejt Spitalit të Traumës për të vizituar demokratët që mbetën të lënduar gjatë përplasjeve me policinë duke i prekur me duar në kokë si një shenjtor që u lehtëson dhimbjet. Ai ngriti dy gishtat demokratë në fund të vizitës si shenjë se revolucioni i së drejtës do të vazhdojë.

Protestuesit hodhën lëndë djegëse drejt godinës së Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe selisë së Partisë Socialiste.

Gjatë marshimit u raportua djegia e një makine policie dhe djegie të koshave në rrugët e Tiranës. Forcat e rendit përdorën autobotet me ujë dhe gazin lotësjellës për të shpërndarë turmën e tensionuar.

Opozita ka dënuar ashpër ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si "dhunë të paprecedentë". Sipas njoftimeve zyrtare të PD-së, Sali Berisha u sulmua me ujë dhe gaz lotësjellës gjatë drejtimit të turmës. Deputetët Xhelal Mziu dhe Luçiano Boçi raportohet se janë goditur me shkopa gome nga forcat e policisë.

Rreth orës 23:00, Berisha mbërriti në spital për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve, mes të cilëve edhe një demonstrues nga Berati. Nga ambientet e spitalit, kreu i opozitës akuzoi drejtpërdrejt qeverinë "Rama" për përdorimin e forcës ndaj qytetarëve që kërkojnë largimin e tij.

"Kjo është një dhunë kriminale ndaj qytetarëve paqësorë që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese," u shpreh Berisha para mediave pas vizitës te të lënduarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit