Truproja e Besfort Lamallarit mbron me armë në brez shefin nga demokratët në mes të Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.03.2026, 11:02

Një episod i pazakontë për parardhësit në postin e ministrit të Brendshëm është regjistruar mesditën e djeshme në Tiranë kur opozita kishte edhe protestën, ku vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave e ka tërhequr shoqërimi nga truproja e tij, ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ndërsa zyrtari i lartë po i drejtohej selisë së Partisë Socialiste, ajo që ra në sy nuk ishte vizita e tij, por siguria që e rrethonte.

Në pamjet e kapura gjatë hyrjes në seli, shihet qartë se një prej truprojave që shoqëronte Lamallarin mbante një pistoletë të ekspozuar në brez. Arma ishte plotësisht e dukshme për publikun, duke sfiduar normat e zakonshme të sigurisë në mjedise urbane.

Edhe pse truprojat e zyrtarëve të lartë janë të licencuar dhe kanë të drejtën ligjore për mbajtjen e armëve gjatë ushtrimit të detyrës, standardet profesionale janë strikte. Arma duhet të jetë e mbuluar për të mos krijuar shqetësim ose panik te qytetarët. Ekspozimi i armës konsiderohet shpesh si mungesë profesionalizmi dhe shkelje e protokolleve të sigurisë diskrete.

Ky moment ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si zbatohen protokollet e sigurisë për zyrtarët e lartë në Shqipëri. Ekspozimi i armatimit në mes të ditës dhe në një zonë me fluks të lartë njerëzish, shihet si një veprim i panevojshëm që cenon imazhin e institucioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit