Një aksident rrugor është shënuar në zonën e Skelës, në Vlorë ku një automjet ka goditur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha. Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar lëndime të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, policia është në terren dhe po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.