E ftoi në banesë: Shqiptarja vret të dashurin dhe nusen e xhaxhait, plagos edhe veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2026, 10:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, të dy kanë qenë në një lidhje prej kohësh, por së fundmi marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar dhe po shkonte drejt ndarjes.

Dyshohet se Ardita Gashi e ka ftuar në banesën e saj Ilaz Brahim, ku më pas ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas të shtënave, në vendngjarje ka mbërritur edhe një familjare e saj, Miradije Gashi, e cila është plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vënë situatën nën kontroll, ndërsa e dyshuara është shoqëruar për trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Me urdhër të Prokurorisë, rasti është riklasifikuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit