“Ford”-i në mes të rrugës dhe shpejtësia 120 km/h shkak për aksidentin me 3 viktima

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2026, 09:56

Detaje të reja janë zbardhur nga aksident i rëndë me tre viktima që ndodhi mbrëmjen e 22 marsit në rrugën Vlorë–Kotë, ku dy automjete u përplasën ballë për ballë.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Ford” dyshohet se ishte ndalur ose pozicionuar në mënyrë të gabuar në mes të rrugës. Ndërkohë, një “Mercedes Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment me kufizim 80 km/h.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve: 30-vjeçari Adi Alushaj dhe 40-vjeçari Esat Brahimaj. Një pasagjer në “Ford”, 40-vjeçari Andrea Begaj, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Policia dyshon se pozicionimi i gabuar i “Ford”-it ka qenë shkaku kryesor i aksidentit, ndërsa shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit mund të kenë ndikuar në përplasjen fatale.

Për nxjerrjen e viktimave nga mjetet e dëmtuara u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit