Avioni i Air Canada përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2026, 09:14

Piloti dhe bashkëpiloti i një avioni rajonal të Air Canada Express kanë humbur jetën pasi avioni u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut, të dielën në mbrëmje. Si pasojë e incidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur.

Automjeti zjarrfikës, sipas mediave, drejtohej nga oficerë policie. Më herët u raportua se një rreshter dhe një oficer pësuan thyerje gjymtyrësh dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar në spital.

Avioni tip CRJ-900 i Air Canada Express, i operuar nga kompania partnere Jazz Aviation, po transportonte 72 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi nga Montreali, sipas një liste paraprake që mbetet për t’u konfirmuar.

Sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, përplasja ndodhi me një shpejtësi rreth 24 milje në orë, ndërsa kontakti i fundit me avionin u regjistrua në orën 23:37.

Fotot e publikuara pas aksidentit tregojnë dëmtime në pjesën e përparme të avionit, i cili ishte ngritur lart.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes, ndërsa udhëtarët përballen me anulime dhe vonesa të shumta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit