Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak bora

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.03.2026, 08:31

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton që, pas komunikimit me policinë e Malit të Zi te pika kufitare në Kullë, rruga Pejë–Kullë–Rozhajë (dhe anasjelltas) momentalisht është e mbyllur për kamionë.

Arsyeja në njoftim u bë e ditur se është bora e madhe në pjesën e Malit të Zi.

“Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit