Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë, shkon në 3 numri i viktimave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2026, 08:16

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës zonën e Drashovicës, në segmentin Vlorë–Kotë, duke shkaktuar tre viktima dhe duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në këtë aks.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën përgjatë lumit të Vlorës, një segment i njohur për qarkullim të dendur, ku sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur ballë për ballë. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke lënë të dy mjetet me dëmtime të rënda, sidomos në pjesën e përparme.

Si pasojë, drejtuesit e mjeteve, Adi Alushaj (rreth 30 vjeç) dhe Esat Brahimaj (rreth 40 vjeç), humbën jetën në vend, për shkak të plagëve fatale të marra në momentin e përplasjes.

Në njërin prej automjeteve ndodhej edhe pasagjeri Andrea Begaj, i cili u nxor në gjendje kritike dhe u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën policia, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilat ndërhynë për nxjerrjen e të plagosurve dhe normalizimin e situatës. Qarkullimi në zonë u ndërpre për disa orë për shkak të operacioneve të shpëtimit dhe hetimeve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshimet paraprake lidhen me shpejtësinë e lartë, një parakalim të gabuar ose humbjen e kontrollit nga njëri prej drejtuesve, por këto mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Ky rast i rëndë nënvizon edhe një herë nevojën për më shumë kujdes në rrugët ndërurbane, ku faktorë si mungesa e ndriçimit, sinjalistika e dobët dhe shpejtësia e lartë rrisin ndjeshëm rrezikun për aksidente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit