Aksident tek ‘Unaza e Madhe’, përplasje e fortë mes BMW-së dhe Benz-it me targa angleze

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.03.2026, 22:04

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin e Unazës së Madhe në Tiranë, në segmentin pas daljes së Kamzës në drejtim të Paskuqanit.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentet pas përplasjes së fortë mes dy automjeteve: një “Mercedes-Benz CLS” me targa angleze dhe një “BMW” Seria 5. Nga forca e goditjes, mjetet kanë përfunduar në mes të rrugës me dëmtime të shumta.

Nga pamjet e siguruara, vërehet se 'Benz'-i ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e pasme, ndërsa 'BMW'-ja ka marrë goditjen kryesore në pjesën ballore, duke lënë mbetje të shumta të shpërndara nëpër korsi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen e personave të përfshirë. Megjithatë, dëmtimet e mjeteve tregojnë se përplasja ka qenë mjaft e fortë.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë ose manovra të gabuara në rrugë.

Për disa minuta, qarkullimi në këtë segment të Unazës u paralizua përkohësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit