Një aksident i rëndë ka tronditur kryeqytetin këtë të diel, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, mesditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi B. Z. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që po drejtonte dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes fatale, 28-vjeçari humbi jetën në vend.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.