Mori ftesën e parë nga Kombëtarja, Pllana feston me gol në Poloni

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.03.2026, 14:30

Bujar Pllana po kalon një moment të veçantë në karrierën e tij, duke e festuar në mënyrën më të mirë ftesën e parë nga trajneri Sylvinho për ndeshjen e playoff-it ndaj Polonisë.

Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili aktivizohet me skuadrën polake Legia Gdansk, u bë protagonist në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Pogon Szczecin. Pllana zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11, duke shënuar një gol spektakolar me kokë pas një goditjeje dënimi, dhe dha një sinjal të qartë se është gati për sfidat ndërkombëtare.

I lindur në Mitrovicë, Pllana vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, ndonëse më parë kishte luajtur pak me ekipet e moshave të Kosovës. Që nga viti 2024, ai ka bërë emër në Poloni me Legia Gdansk, ku po tregon cilësitë e tij dhe po fiton përvojë të vlefshme para debutimit te Kombëtarja shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit