SI SOT/ Tenderi 210 milionë lekësh i AKEP pa konkurrencë, kur do reagojë SPAK?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.03.2026, 14:30

Sot do të kujtojmë një denoncim të bërë më 22 mars 2021, që ngre ende pikëpyetje serioze mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve publike nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ku në atë kohë drejtues ka qenë Tomi Frashëri. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-85887-02-04-2021, me objekt mirëmbajtjen dhe suportin teknik të sistemit të monitorimit të spektrit të frekuencave SRFMS në qytete si Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër dhe Fier një projekt me rëndësi për kontrollin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike në vend.

Por të dhënat konkrete të këtij tenderi hedhin hije të forta dyshimi mbi transparencën e procesit. Në garë rezulton të ketë marrë pjesë vetëm një kompani, BNT Electronics, e cila ka ofruar 17,490,000 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 210 milionë lekë të vjetra me TVSH. Edhe më shqetësuese është fakti se oferta fituese rezulton sa 99.9% e fondit limit—një indikator i njohur që shpesh lidhet me mungesë konkurrence reale dhe dyshime për fitues të paracaktuar. Në kushte normale tregu, pjesëmarrja do të ishte më e gjerë dhe diferencat mes ofertave më të dukshme.

Pesë vite më pas, më 22 mars 2026, mbetet ende e paqartë nëse ky rast është hetuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. A është bërë një analizë e plotë e kësaj procedure? A janë verifikuar kriteret, dokumentacioni dhe rrethanat që çuan në një garë me një ofertues të vetëm? Dhe mbi të gjitha, kur do të ketë një reagim konkret nga organet e drejtësisë për raste të tilla që prekin përdorimin e parave publike? Heshtja e gjatë institucionale vetëm sa shton dyshimet dhe kërkon përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit