Polici shkodran hidhet në lumin Buna për të shpëtuar 59-vjeçaren

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.03.2026, 11:30

Një akt heroik është shënuar sot nga Erixhon Senko, polic shkodran, i cili nuk hezitoi të rrezikonte jetën për të shpëtuar një grua 59-vjeçare që ishte hedhur në lumin Buna për t’u vetëvrarë. Veprimi i tij i shpejtë dhe guximtar tregon jo vetëm profesionalizëm, por edhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj jetës njerëzore.

Rreth orës 09:30, punonjësit e Policisë Shkodër mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe hynë në ujërat e lumit Buna. Me vendosmëri dhe guxim, ata nxorrën 59-vjeçaren nga lumi në gjendje të rëndë, por me shenja jete, duke i dhënë menjëherë ndihmën e parë. Ky aksion tregon se edhe në rrethanat më të rrezikshme, policia shqiptare ka njerëz që vënë jetën e tyre në shërbim të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit