Mbyllja e bazave amerikane në rajon e marrëveshje për Hormuzin, gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.03.2026, 10:40

Teherani ka paraqitur gjashtë kushte për uljen e tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, në një moment kur retorika mes palëve është ashpërsuar ndjeshëm. Nga ana tjetër, Donald Trump ka kërkuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve, duke paralajmëruar se në të kundërt SHBA mund të ndërmarrin sulme ndaj termocentraleve iraniane.

Reagimi i ushtrisë iraniane ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë. Një zëdhënës ushtarak deklaroi për agjencinë Fars se Teherani është i gatshëm të godasë infrastrukturën energjetike dhe atë të teknologjisë së informacionit të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, përfaqësuesi i Iranit në OKB, Ali Mousavi, theksoi se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit.

Sipas agjencisë Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike, kushtet e vendosura nga Teherani për përfundimin e konfliktit përfshijnë: garanci që përplasjet nuk do të përsëriten, mbylljen e bazave ushtarake amerikane në rajon, kompensime financiare për Iranin, ndalimin e operacioneve kundër grupeve rajonale të afërta me Teheranin, vendosjen e një kuadri të ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit, si dhe ndjekjen penale të mediave që konsiderohen anti-iraniane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit