Një grua rreth 70-vjeçe është gjetur pa shenja jete pasditen e së shtunës në banesën ku jetonte në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara, me inicialet Z.Q., jetonte e vetme në një banesë që i ishte vënë në dispozicion nga një mike e saj, e cila e ndihmonte rregullisht me ushqime dhe medikamente.
Burime bëjnë me dije se 70-vjeçarja vuante nga disa probleme shëndetësore, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Megjithëse nuk kishte familjarë të afërt, ajo nuk ishte e braktisur plotësisht, pasi përkujdesja ndaj saj sigurohej nga mikja dhe djali i kësaj të fundit, të cilët e mbështesnin në mënyrë të vazhdueshme.