“180 km/h në autostradë”: Qytetari denoncon garën e çmendur në  Milot

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.03.2026, 21:21

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, ka ngritur shqetësim serioz për sigurinë rrugore në Milot, ku dy automjete janë filmuar duke lëvizur me shpejtësi ekstreme dhe duke ndjekur njëra-tjetrën.

“Sot në autostradën e Milotit kemi shpëtuar për mrekulli. Dy të çmendur që ndiqnin njëri-tjetrin, pa frikë 180 km/orë”, shkruan qytetari që ka dërguar pamjet.

Nga videoja, automjetet duken duke bërë manovra të rrezikshme në mes të rrugës, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të drejtuesve të tjerë në rrugë.

Rastet e tilla rikthejnë në vëmendje problemin e shpejtësisë dhe mungesës së kontrollit në akset kryesore, ku shpeshherë gara të paligjshme kthehen në kërcënim real për jetën e qytetarëve.

Mesazhi i qytetarit: "Përshëndetje Joq. Sot në autostradën e Milotit kemi shpëtu për mrekulli... 2 të çmendur ndiqnin njëri-tjetrin. Pa frikë 180 km/orë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit