“Tri vite pa folur me vëllain, viktima ishte duke punuar në oborrin e vet”-Detaje të reja nga vrasja në Klinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2026, 21:47

Jetmir Isufi dyshohet se sot e vrau me armë zjarri vëllain e tij, Farukun.

Raportohet se vëllezërit nuk kanë pasur kontakt tash e tre vite.

Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë. Mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar në oborr.

Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin me të cilin ka qenë duke punuar.

Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit