“Nuk kalojnë dot as karrocat e fëmijëve, shoferi ‘VIP’ i Kryeministrisë parkon ku t’i dojë qejfi”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.03.2026, 21:16

Një shqetësim i përsëritur prej kohësh është denoncuar nga banorë të një pallati në Selitë, të cilët ankohen për sjelljen e papërshtatshme, të një drejtuesi automjeti që, sipas tyre, abuzon me një leje parkimi të lëshuar nga Kryeministria.

Sipas denoncimit, personi në fjalë parkon automjetin në mënyrë të papërshtatshme, duke zënë hyrjen e pallatit dhe duke vështirësuar seriozisht lëvizjen e banorëve. Situata bëhet edhe më problematike për nënat me fëmijë në karrocë, të moshuarit apo personat me aftësi të kufizuara, të cilët kanë nevojë për akses të lirë dhe të sigurt.

Banorët theksojnë se fakti që drejtuesi i mjetit disponon një leje nga institucionet shtetërore nuk i jep atij të drejtën të parkojë kudo dhe në kundërshtim me rregullat, duke penguar komunitetin.

“Është bërë shqetësim i vazhdueshëm. Nuk është hera e parë që ndodh dhe askush nuk merr masa. Kjo nuk është thjesht pakujdesi, por arrogancë,” – shprehen ata.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse dhe më shumë ndërgjegjësim, duke shpresuar që publikimi i rastit të shërbejë si reflektim për personin në fjalë dhe për këdo tjetër që mendon se një dokument zyrtar i jep të drejtë të shpërfillë rregullat dhe qytetarët e tjerë.

Respektimi i hapësirave të përbashkëta dhe i nevojave të komunitetit mbetet detyrim për të gjithë, pa përjashtim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit