Në këto pjesë të trupit Jetmiri dyshohet se e qëlloi me plumba vëllain e vet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2026, 20:45

Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.

Raportohet se tragjedia ndodhi në shtëpinë e tyre, teksa paraprakisht konflikti kishte filluar për pronësinë e shtëpisë. Arma ishte shkrepur në organet gjenitale dhe zonën e legenit të të ndjerit.

Në deklaratën e Prokuroris Themelore në Pejë dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë thuhet se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe po hetohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit