Tragjedi në Greqi: Humb jetën në aksident 45-vjeçari shqiptar, la pas dy fëmijë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.03.2026, 20:48

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Rethymno të Greqisë, ku një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e së shtunës.

Sipas mediave greke, viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte prej rreth 30 vitesh në Greqi, ku punonte në sektorin e ndërtimit.

Detaji që e bën edhe më prekëse këtë tragjedi është se vetëm një ditë më parë, ai kishte parë djalin e tij teksa betohej si ushtar.

Vdekja e tij ka sjellë trishtim të madh në komunitetin lokal, ku njihej si një njeri punëtor dhe familjar i përkushtuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit