Burri që dyshohet se u vra nga vëllai, pak ditë para ngjarjes kishte deklaruar se ia kishin ndalur pensionin e veteranit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2026, 20:41

Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufin.

Ky i fundit, ditë më parë kishte bërë të ditur se i ishte ndalë pensioni i veteranit.

Ai kishte deklaruar se ai kishte qenë pjesë e UÇK-së.

‘’Unë ka qenë prej prill ’98, kam qenë i kyçun, kam qenë nja tri herë në Shqipëri për armë, edhe deri në momentin e fundit që ka përfunduar lufta, që është shndërru prej UÇK’së në TMK kam qenë, pastaj kam dalë prej aty me dëshirën time, edhe për momentin jam hi në një firmë, jam te ambientit punoj si shoferi që nja 8 muaj, pas 8 muajve, na e kanë ndërpre penzionin, tani na e kanë vazhdu prej nëntorit, na i kanë qit kah 102 euro, 50%, nëntor, dhjetor e janar i kemi marrë, tash në shkurt na i kanë ndalë”, kishte deklaruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit