Ky është ish-futbollisti që dyshohet se vrau vëllain e vet me armë zjarri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2026, 20:38

Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufin.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar arma dhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur për ta kryer vrasjen.

Para shkrepjes së armës, dy vëllezërit kanë pasur një konflikt verbal me njëri-tjetrin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se organet kompetente kanë filluar procedurat për zbardhjen e së vërtetës.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në Spitalin Rajlonal. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit